Brazili e barazoi rekordin e Francës së 1998-ës, a do ta thyejë?!

Që nga Kupa e Botës e vitit 1966, vetëm një ekip ia kishte dalë që të kishte mbajtur portën e tij të patronditur në dy ndeshje radhazi. Ky ekip ishte Franca që në Botërorin 1998, të cilin edhe e fitoi në Paris, në dy sfida radhazi në grup nuk i lejoi kundërshtarëve qoftë edhe një gjuajtje në kuadrat. Tashmë, këtë arritje e përsëriti Brazili në Katar, pas dy dueleve ndaj Serbisë dhe Zvicrës. Asnjë gjuajtje në kuadratin e Alisonit nuk u arrit të gjuhej nga këto dy ekipe, ndërsa rekordi francez i 56 viteve të fundit mund të thyhet nëse Tiago Silva me shokë nuk lejojnë as Kamerunin që ta bëjë. Të mendosh se dikur Brazili mbahej si kampioni i lojës në sulm, ndërsa tani është kampioni i lojës në mbrojtje.

Sfidanti.al