Kritika të ashpra Stojkoviçit nga Serbia: Pse Vlahoviç e Joviç në stol!

Mediat nga Beogradi dhe shumë analistë futbolli nuk ia përtuan që të sulmonin trajnerin e kombëtares së vendit të tyre pas barazimit 3-3 me Kamerunin, rezultat që i prish shumë punë “shqiponjave”, siç e quajnë në Serbi ekipin përfaqësues. Kritikat më të ashpra ishin se përse nuk u aktivizuan dy sulmues të rëndësishëm si Dushan Vlahoviç i Juventusit dhe Luka Joviç i Fiorentinës, por po ashtu pati sulme se Dragan Stojkoviçi nuk e kreu siç duhet detyrën e tij duke mos bërë ndryshimet që kërkoheshin pas rezultatit 3-1 dhe pastaj 3-3. “Vlahoviç nuk ishte në 100 për qind të formës, – tha trajneri, – patëm dy zëvendësime të detyrueshme që na prishën planet. Do të doja të kisha aktivizuar të paktën Joviçin që mund të na kishte ndihmuar shumë, por ishte e pamundur”.

Sfidanti.al