De Biazi: Fitorja e Arabisë Saudite është shpresë për Shqipërinë!

E ka provuar një nivel të tillë, edhe pse në Europian. Xhani De Biazi ishte finalist në Francë 2016 në stolin e Shqipërisë, në aventurën më të madhe të futbollit tonë që nuk dihet nëse do të përsëritet, ndërsa jep opinionin e tij për këtë Botëror. Kryesorja, fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës. “Si çdo herë, si në çdo edicion, kemi të papritura, – tha ai, – Në këtë Botëror ndodhi e papritura e pabesueshme që Arabia Saudite mundi Argjentinën, dhe kjo është shumë e rëndësishme sidomos për ekipe si Shqipëria apo Azerbajxhani, sepse na japin shpresë për të ardhmen që edhe ne mundemi të bëjmë diçka ndaj skuadrave që të gjithë i konsiderojnë më të forta se ne. Është një shpresë, është një mesazh shprese fitorja e Arabisë Saudite”. Pavarësisht dështimit të Argjentinës, De Biazi mendon se Mesi me shokë mbeten kandidatë për titull, bashkë me Brazilin, Francën, Gjermaninë dhe Anglinë.

Sfidanti.al