Dikur, në vitet 30-të ndoshta, politikani i shquar britanik që në atë kohë ishte në opozitë dhe i anatemuar, u shpreh një herë se “e dua Francën si një grua”. Uinston Çërçilli pra ishte frankofil, edhe pse për një anglez duket e habitshme, por frankofilë mund të jenë sot të gjithë tifozët e futbollit që ndoqën ndeshjen e Francës me Australisë (4-1). Në Katar u shfaq më në fund ajo skuadër, ajo filozofi loje, që dikur e kishte brezi i artë i viteve 80-të me Platininë, Zhiresin, Fernandesin, Tigananë. Këtë herë “valsin” e kërcyen Olivie Zhiru, Kilian Mbape, Antuan Grizman, Adrien Rabio, Usman Dembele apo edhe Orelien Çuameni, ylli i ri i Realit të Madridit. Trajneri Didie Deshamp gjeti një formulë të habitshme, 4-1-2-3 për të shprehur gjithë talentin e ekipit, aq sa në fushë ishin njëkohësisht Mbape, Grizman, Zhiru dhe Dembele, pra katër sulmues të deklaruar. Ylli i Paris SG ishte në vijën e dytë, pra tip mesfushori ofensiv! Zhiru shënoi 2 gola duke barazuar rekordin e golave të kombëtares të Tieri Henrisë, Mbape dhe Rabio nga një.
Sfidanti.al