Trajneri amerikan mbeti i zhgënjyer që ekipi i tij nuk e fitoi ndeshjen e hapjes së Botërorit, por gjithsesi problemi i vetëm për SHBA-në nuk ishte Garet Bejli. Përtej ish-yllit të Realit që ishte i pamundur për t’u ndalur, Uellsi pati një ndihmë të madhe nga një drejtim i njohur. Tifozët e skuadrës së traditës, që merr pjesë për herë të dytë në Kupën e Botës, ishin të shumtë dhe tepër të stuhishëm në stadium. Ata u mbiquajtën “Muri i Kuq”, sipas fanelave të kombëtares që kishin veshur thuajse që të gjithë, dhe e përkrahën fuqimisht ekipin. Jo më kot, ata pritën 64 vjet për t’u kthyer në arenën e madhe, dhe nuk deshën ta linin këtë rast t’u shpëtonte. “Ka diçka të veçantë ky Uells, shkruajnë mediat, – jo vetë Garet Bejli apo Aron Ramsej, por edhe tifozët”.
Sfidanti.al