Gjermania përgatitet për Botërorin në një … “Kështjellë” në Katar!

Është tepër ekzotike të shikosh bazën stërvitore të kombëtares “teutone” në Lindjen e Mesme. Siç e tregojnë fotot (që i kemi marrë nga e përditshmja spanjolle, “Marka”), kompleksi përgatitor i Gjermanisë së Hansi Flikut, njëkohësisht një stadium i vogël, është tepër i veçantë pasi është i rrethuar me mure të larta kështjellare. Nuk besohet se ka ndonjë gjë tjetër të ngjashme me të në botë, ndërsa gjermanët shpresojnë të përgatiten siç duhet e të kenë fat.

Sfidanti.al