Reklama origjinale e Adidasit “bën bashkë” 5 versionet e Mesit në botërorë!

Historia nisi në 2006 nën drejtimin e Maradonës, pastaj vazhdoi në 2010 për të mbërritur në 2014 ku u provua të fitohej trofeu në finalen ndaj Gjermanisë, ndërsa në 2018 në Rusi ishte një dështim. Gjithsesi, për Lionel Mesin ka menduar kompania e madhe gjermane e veshjeve sportive, Adidas, që të “bashkojë” versionet e tij në 4 botërorët e kaluar si dhe këtë të tanishmin në prag të Katarit. Janë 5 Mesi të ndryshëm, përkatësisht të moshës 19, 23, 27, 31 e 35-vjeçare, që të gjithë të veshur me fanelën klasike bardhekaltër të Argjentinës që reklamojnë këpucët Adidas!

Sfidanti.al