Çfarë klasi i Argjentinës dhe Mesit, lanë hotelin me 5 yje për konviktin e studentëve!

Nuk besohet të ketë ndodhur ndonjëherë në një kupë të botës, të paktën jo në ato që janë zhvilluar në epokën e futbollit si biznes dhe me ndonjë nga ekipet më të fortë. Ja që e bën Argjentina, që vendosi të refuzonte hotelin superluksoz me 5 yje në Katar për të zgjedhur konviktin e studentëve në Universitetin e vendit. Në foto shikohet dhoma e thjeshtë, edhe pse plotësisht funksionale ku do të jenë superylli Lionel Mesi dhe shokët e tij, Di Maria, Dibala apo Lautaro Martinez. Arsyeja kryesore që argjentinasit vendosën kështu ishte se ata e kanë traditë që të organizojnë festa me zgara, dhe u duhet një ambient i madh, siç është holli i konviktit, që të jetë gjithashtu edhe një vend i thjeshtë dhe popullor.

Sfidanti.al