Përse do ta lerë futbollin Kristiano nëse Portugalia triumfon në Katar?!

Vështirë të thuhet me bindje të plotë, por ndoshta edhe njeriu më i hekurt në botë në këtë profesion, po ndjen se po vjen fundi. Kristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë “njeriu-palestër”, profesionisti maksimal që ka sakrifikuar rininë dhe jetën e mëpasshme për të arritur kulmet në karrierë, kulme që vërtet i kapi dhe që nuk do të ishin mbërritur kurrë ndryshe. Gjithsesi, ndërsa i afrohet moshës 38 vjeç duket se kjo jetë spartane, me sakrifica dhe refuzim të shumë kënaqësive, po e lodh dhe ai nuk po duron dot më. Kjo që ndodhi tek Mançester Junajtidi i vuri kapakun gjithçkaje dhe CR7 kuptoi se nuk është më ai që ka qenë. Tashmë, dëshira e tij e vetme duket se është që shokët e tij në kombëtaren e Portugalisë ta ndihmojnë për të arritur atë që nuk ka mundur ta bëjë deri tani, të fitojë Kupën e Botës. Më pas? “Nëse fitojmë Botërorin, e lë futbollin, 100 për qind”, – thotë Kristiano.

Sfidanti.al