Trajneri i Iranit do të ketë punë në grup pikërisht me kombëtaren e “tre luanëve”, por edhe me atë të SHBA-së, ndërsa bën një parashikim për ecurinë e turneut. Karlos Keirozi gjykon se organizimi i Kupës së Botës në dimër, me gjithë kritikat që kanë ardhur nga kontinenti i vjetër, favorizon pikërisht Europën. “Lojtarët nga Europa vijnë në Botëror me 15 apo 18 ndeshje të luajtura, – thotë ai, – ndërsa, në kupat e kaluara të botës ata kishin luajtur nga 60-65 ndeshje. Ata do të jenë në kulmin e formës, ndaj këtë vit është ndryshe. Një avantazh i madh për ekipe si Anglia”.
Sfidanti.al