Bundesliga ofron një ekipi me shumë “kolorit” për Gjermaninë

Trajneri Hansi Flik ka bërë zgjedhjet e tij dhe kërshëria është e madhe për të parë 4 herë kampionët e botës në Katar, pavarësisht nisjes jo edhe aq të mirë me fitoren minimale 1-0 ndaj Omanit. Mediat gjermane shkruajnë se kombëtarja ka mjaft tipa lojtarësh, të moshave të ndryshme dhe që ofrojnë zgjidhje të larmishme. Boshti i Gjermanisë është gjithmonë Bajerni me futbollistë si Nojer, Kimih, Gorecka, Musiala, Tomas Myler, Gnabri apo Sane. Janë plot 7! Po ashtu, përveç Musialës, Fliku do të ketë edhe një adoleshent “të tmerrshëm” si Jusufa Mukoko i Dortmundit (në foto), por edhe një talent të konfirmuar si Kai Haverc i Çelsit, ndonëse ky duket pak i thyeshëm. Ndërkaq, të mos harrojmë sulmuesin e Verderit Niklas Fylkrug, autorin e golit ndaj Omanit, që ishte një nga të papriturat e listës së Gjermanisë për në Botëror.

Sfidanti.al