Luis Enrike lumturohet me karakterin e Spanjës, “Marka”: Ansu Fat, pa frena!

Sulmuesi i ri i Barcelonës ndoshta mendon se ky duhet të jetë Botërori i tij. Nëse është kështu, atëherë Spanja ka fituar “llotarinë” në prag të turneut të madh në Katar, ndërsa Asntu Fati kishte pasur probleme këtë sezon në ekipin e klubit. Ai shkëlqeu në fitoren 3-1 të “Furive të Kuqe” ndaj Jordanisë në miqësoren e fundit përpara Kupës së Botës, aq sa e përditshmja “Marka” titulloi se “Ansi Fati është pa frena”. Gavi po ashtu ishte i shkëlqyer dhe lehtësoi të gjithë ata që patën frikë për ndonjë dëmtim, ndërsa mediat madrilene veçojnë edhe Marko Asension. Trajneri Luis Enrike deklaroi se “nëse tregojmë këtë karakter në Botëror, mund të shkojmë larg”.

Sfidanti.al