Reali kthehet në “elektrik”, yjeve u jepen BMV-të pa karburant!

E ardhmja padyshim që i përket energjisë së rinovueshme, ndërsa nafta e nënproduktet e saj bashkë me qymyrin “do të mbyllen në muze”. Tek Reali i Madridit e kanë bërë këtë moton e tyre, të paktën kur vjen puna tek makinat që u sigurojnë futbollistëve. Klubi spanjoll ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane BMV, për t’u furnizuar me automjetet e saj të shkëlqyera. Paketa e marrë, në bazë të sponsorizimit prej rreth 8 milionë eurosh përfshin dy tipe BMV-sh 100 për qind elektrike, të cilat u morën nga yjet si Karim Benzema apo Luka Modriç (në foto). Këto makina mund të kushtojnë nga 60 000 deri në 120 000 euro.

Sfidanti.al