Kjo sallë shkolle u duk e vogël këtë herë. Në palestrën e 9-vjeçares “Nënë Tereza” në Lezhë u zhvillua kampionati kombëtar i taekuondosë në disiplinën dyluftim për fëmijë. Turneu u fitua nga Vllaznia e trajnerit Eljon Puka, që ishte edhe skuadra me pjesëmarrjen më të madhe, duke lënë pas Studentin me trajner Xhevahir Hysa dhe Besëlidhjen vendase me trajner Martin Markun. Në kampionat kishte disa kategori të fëmijëve, të ndarë sipas moshave nga 6 deri në 7 vjeç, 8-9 vjeç dhe nga 10 deri në 12 vjeç. Kjo për shkak të përhapjes së madhe të këtij sporti në Shqipëri. Sportisti më i mirë teknik u shpall Xhuljano Braushi i ekipit Alpin me trajner Fatjon Rrapollarin. Drejtori i përgjithshëm i Federatës, Vlear Bekteshi, vlerëson pjesëmarrjen. Në 26 e 27 nëntor në Durres, do të organizohet Kupa e Shqipërisë dhe sportistet e paraqitur më mirë në këto dy aktivitete do të përbejnë ekipin kombetar në Ballkaniadën qe zhvillohet në Shqipëri në 3 e4 Dhjetor.
Sfidanti.al