Një humbje e papritur dhe e rëndë. Si mund të quhet ndryshe ajo që pësoi Mançester Siti në shtëpi ndaj Brentfordit në Premier Ligën angleze. Edhe pse Erling Halandi ishte më në fund titullar, sulmuesi norvegjez nuk u lejua të shënonte, diçka që i ndodh rrallë, ndërsa ekipi i tij e pësoi 1-2. Heroi në “Etihad” ishte Ivan Tonej, autor i dy golave, të fundit në minutën e 7-të shtesë. Për kampionët e Anglisë nuk mjaftoi një rrjetë e Fil Fodenit, ndërsa rreziqet ishin të shumta. Natyrisht, ekipi i Guardiolës dominoi me 74 për qind mbajtje topi, me 17-6 gjuajtjet, por diferenca ishte tepër e vogël në gjuajtjet në kuadrat, 7-6! Arsenali ka 34 pikë pas 13 ndeshjesh, dhe mund të shkëputet në 5 pikë në rast fitoreje, ndërsa Siti ka 32 pikë në 14 ndeshje.
Sfidanti.al