Salahu preferon skemën 4-3-3, Klopi në mendime për Totenhemin!

Me variantin e vjetër u arrit reagimi dhe fitorja 2-0 ndaj Napolit, e ndoshta kjo mund të bëjë që trajneri i Liverpulit të vendosë të vazhdojë kështu. Mediat angleze shkruajnë se Jurgen Klopi është ftuar nga sulmuesi i tij kryesor, Mohamed Salah, që të luajë ndaj Totenhemit në fundjavë në Premier Ligë me atë që mund të cilësohet “skema shpëtimtare” 4-3-3. Ky ka qenë modeli i përhershëm i Klopit, i cili këtë vit sikur ka ndryshuar. Liverpuli këtë sezon ka provuar skemat 4-2-3-1, 4-4-2 apo 4-2-4 dhe nuk ka pasur ekulibër, ndërsa tekniku dëshiron të përballojë mungesat dhe të përshtasë sulmuesin e ri, Daruin Nunjez.

Sfidanti.al