Reali ka një problem “Benzema” në prag të Kupës së Botës!

Botërori është në mendjen e yjeve ndërsa afron turneu në Katar, e këtë e kanë të qartë trajnerët që i kanë në ekipet e klubeve. Këtë e di mirë edhe Karlo Ançeloti që pikërisht tani po kalon një moment delikat me Karim Benzemanë. Jo se Benzemaja ka ndonjë ftohje apo mosmarrëveshje me italianin, përkundrazi, por sulmuesi francez ka pasur probleme fizike, ndërsa dëshiron të mos rrezikojë shanset e tij për të qenë në Kupën e Botës. Këpuca e Artë e Spanjës dhe e Europës, si dhe Topi i Artë, është në dyshim për “finalen” e nesërme në Champions ndaj Sëlltikut të Gllazgout. Ai ka lodhje muskulore, ndërsa duhet të shihet sesi do të jetë gjendja e tij fizike për ndeshjet e tjera në La Ligë si ndaj Vajekanos dhe Kadisit.

Sfidanti.al