Një 18-vjeçar shqiptar synon futbollin e madh në Angli

Quhet Renaldo Torraj dhe është ende tepër i ri, por e ka hedhur një hap të rëndësishëm. Mbrojtësi i djathtë 18-vjeçar, që ka luajtur për ekipet përfaqësuese të moshave të Shqipërisë (dhe vazhdon ta bëjë), ka firmosur për ekipin U21 të Bërnlit në Angli. Specialistët e klubit anglez mendojnë se Torraj ka të ardhme dhe se do t’i duhet ekipit, siç e tregon fakti që është me U21-in edhe pse ka vetëm 18 vjeç moshë. Me Shqipërinë ka luajtur në nivelet U16, U17 dhe tani me U19-ën. Ekipi i të rriturve të Bërnlit është në vendin e parë në kategorinë e dytë angleze (Championship), pra shpreson të ngjitet sa më shpejt në Premier Ligë.

Sfidanti.al