Mesi mund të fitojë Kupën e Botës në ndeshjen numër 1 000!

Plani është i madh dhe ëndrra është ajo kryesorja në jetën e tij sportive. Lionel Mesi ka fituar gjithçka me përjashtim të Kupës së Botës, dhe synimi është që t’ia dalë në Katar. Kur duhen diçka rreth 3 javë deri në fillimin e turneut të madh, llogaritë janë që kapiteni i Argjentinës ta ngrejë Kupën e FIFA-s pikërisht në ndeshjen e tij të 1 000-të në karrierë. Në të vërtetë, mund të ndodhë që të ketë luajtur më shumë, plot 1004, nëse del në fushë në të gjitha sfidat për Paris SG dhe për “gauçosit”. “Pleshti” ka 993 ndeshje në karrierë, mes ekipeve të klubeve dhe kombëtares, në të cilat ka shënuar 785 gola dhe ka shërbyer 382 asiste. Në total, argjentinasi numëron  1 167 gola+asiste, duke qenë lojtari numër 1 në historinë e futbollit në këto nivele përmbi Pelenë, madje duke llogaritur ndeshjet miqësore të brazilianit.

Sfidanti.al