Pikat e tij më e fortë nuk është thjesht te golat, por sidomos tek mënyra sesi ndihmon skuadrën. Pikërisht kjo gjë po dallohet shumë tek Lionel Mesi në sezonin e tij të dytë me Paris SG. Superylli argjentinas arriti në 13 asiste këtë edicion, dhe 10 prej të cilave i ka në Ligën e Parë të Francës. Ky është një rekord, pasi asnjëherë më parë nuk ka pasur ndonjë lojtar me 10 asiste në 13 javët e para të kampionatit, ndonëse ai e humbi një ndeshje (ndaj Reimsit). Ndërkaq, ish-kapiteni i Barcelonës ka 12 gola në këtë sezon, një më shumë sesa shënoi në gjithë vitin e kaluar futbollistik, ndërsa ende nuk kemi hyrë në nëntor.
Sfidanti.al