“Testamenti” i fundit i Edi Rejës : po ika, trajnerin e keni midis jush!

Nuk dimë çfarë ndodhi brenda në “stadiumin -bunker” në ndeshjen në Abu Dabi të Kombëtares me Arabinë Saudite, por patëm fatin e madh të dëgjonim zërin ngazëllyes të trajnerit Edi Reja. Sipas tij, shumë bereqete kishte patur brenda në “big brother-in e Arabisë” : kishin dhënë sinjale të mira disa futbollistë të kampionatit, mund të bëjmë prapë ndeshje të tjera pa “gojë”, (pra pa tifozë dhe pa TV), dhe mbi të gjitha, Reja na la dhe porosinë e orëve të fundit, një lloj testament kuqezi!

Fjalët e tij ishin si një lloj kodi për të hapur kasafortën e “Ginesit” të Kombëtares : Një ditë do të largohem, dhe nëse doni një trajner shqiptar, mendoj për Ervin Bulkun”. Flitet për njw nga ndimësat e tij, aktualisht trajner i 17 vje[arëve..

E kishim thënë edhe më parë, Edi Reja nuk është si trajnerët e tjerë të Kombëtares. Duke dalë i fundit në grup dhe gëzon privilegjin të propozoj emrin e atij që do t’i zërë vendin. Sa intriguese kjo rrethanë, kur kujton se Reja erdhi me “thikë pas shpine” për largimin e bashkatdhetarit tw tij, Panuçi, ndërsa tani kërkon të largohet si burrat e nderit , duke na thënë se atë që kërkoni prej vitesh e keni midis jush, mos e kërkoni më kot në ..Europë!

Imagjinoni se ç’mund të kishte propozuar i moçmi Reja, sikur të kishte dalë në krye të grupit! Le të thonte çfarë të donte, ne vdesim për përralla, vetëm mos thoshte blasfeminw .. mjaft u lodhët duke u tollovitur me trajner të huaj, provojeni një herë me president të ..huaj!

Sfidanti.al