Asllani duhet të rikuperojë gjumin që humbi pas gabimit në “Kamp Nou”!

Mesfushori shqiptar po përflitet shumë këto kohë që mund të largohet nga Interi, por gjithsesi ai për momentin nuk dëshiron të flasë për këtë. Ndërsa zikaltërit u kualifikuan për në raundin e dytë të Championsit, Kristjan Asllani, “kthen kokën” pas tek ndeshja në “Spotifaj Kamp Nou” ndaj Barcelonës ku ai humbi në fund një rast të artë që mund të kishte siguruar fitoren. “Nuk fjeta gjumë pas atij gabimi, – tha 20-vjeçari, – gjithsesi, shokët më ndihmuan shumë. Tani le të shohim nëse do të vijë një rast tjetër, dhe nëse unë do të provoj të gjuaj apo që të pasoj”. Natyrisht, Asllani do të ketë raste, por së pari duhet të rikuperojë gjumin e humbur pas Barcelonës dhe të ketë më shumë minutazh tek Interi.

Sfidanti.al