Dëshira ishte e madhe dhe ëndrra shihej edhe me sy hapur. Një skuadër shqiptare, këtë herë nga Kosova, që të kualifikohet për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ishte diçka tepër e madhe që të ndodhte, dhe e vërteta është se nuk u arrit. Shansin e pati FC Ballkani i Ilir Dajës, por humbja 0-1 me Sllavian e Pragës në Prishtinë i dha një shkelm shpresave. Skuadra çeke, me shumë përvojë dhe në formë të mirë, zbatoi pragmatizmin e saj të zakonshëm duke marrë tri pikët. Pas fitores në Turqi ndaj Sivasporit, erdhën humbjet me Sivasporin dhe Sllavian në “Fadil Vokrri” dhe duket se Ballkani duhet ta kalojë nivelin ballkanik për t’u ngjitur mes ekipeve të raundit të dytë të një kompeticioni europian. Nëse do të ketë vazhdimësi, ndoshta këtë gjë do ta bëjë sezonin që vjen.
Sfidanti.al