Eliminimi në Champions ka padyshim pasoja financiare dhe kështu do të ndodhë me katalanasit. Klubit në “Spotifaj Kamp Nou” kjo i kushton shumë sepse ka bërë disa operacione shumë të vështira dhe të dhimbshme duke shitur “pjesë të trupit” për të paguar borxhet e për të regjistruar lojtarët. Pritet që suksesi në Champions të ndihmonte, por “malorja” vazhdon. Sipas mediave katalanase, klubi ka fituar deri tani vetëm rreth 20 milionë euro nga Liga e Kampionëve, një shifër tepër e ulët në krahasim me atë që arriti vjet Reali. Madrilenët morën 52.7 milionë euro nga fitorja e trofeut, ndërsa të ardhurat e përgjithshme të lidhura me Championsin arritën në 75 milionë euro.
Sfidanti.al