A do të mundë Juventusi të kandisë Konten apo Zidanin?!

Nuk dihet nëse ndryshimi në stol mund të sjellë ndryshimin edhe në lojë e në rezultate, por tashmë nga të gjitha anët po thuhet se Maks Alegri i ka ditët të numëruara. Mediat në Itali shkruajnë se Juventusi do të bëjë një analizë të hollësishme të punës së trajnerit gjatë pushimit të Botërorit, dhe janari mund të ketë diçka të re. Dihet se disa nga lojtarët e “Zonjës së Vjetër” janë “pleq” dhe mund të largohen si Bonuçi, Di Maria, Kuadrado, Rabio, Aleks Sandro. Dushan Vlahoviç ankohet se nuk po merr dot topat që i duhen, ndërsa ritmi i lojës dhe taktikat e Alegrit duken larg modernitetit në Europë. A do të mundet Juvja të marrë Konten apo Zidanin, të parin një “trapatonian” dhe të dytin një njeri të spektaklit? Apo ndoshta zgjidhja me më pak kosto do të jetë Paolo Montero?!

Sfidanti.al