Janarin e kaluar dolën në publik raportet e tensionuara të dyshes në kryeqytet, por presidenti Lotito arriti në një farë mënyrë që t’i mbante të dy. Igli Tare dhe Mauricio Sarri arritën derisa të thoshin “o unë, o ai”, gjithsesi bashkëpunimi vazhdoi dhe solli një mrekulli këtë sezon, që e pati fillimin në verë. “I falenderoj të gjithë, – thotë Lotito, – Sarrin, Taren, ekipin. Lacio është sot një ekip i madh, një klub i madh. Kemi hedhur themelet për diçka të madhe. Në verë, në skuadër erdhën 8 lojtarë të rinj si Romanjoli, Provedel, Markos Antonio apo Kançelieri. Operacioni i radhës i Tares duket ai për të marrë Fabiano Parizin nga Empoli në janar. Shoku i Nedim Bajramit, sipas mediave italiane, kushton 12 milionë euro, dhe drejtori sportiv lacial dëshiron të kënaqë Sarrin dhe t’i japë mundësi atij që të luftojë për kualifikimin në Champions, pse jo edhe për titullin. Përsa i përket Imobiles, Tare deklaron se “dëmtimi i tij është një humbje e madhe sepse është kapiteni dhe sulmuesi më i mirë në Serinë A, por kemi lojtarë të tjerë për t’u mbajtur deri në janar”.
Sfidanti.al