Mesi i afrohet 700 golave në 5 ligat kryesore të Europës

Totalin e rrjetave e ka ende më të vogël sesa Kristiano Ronaldo, rivali i tij i përhershëm. Lionel Mesi ka 782 gola në karrierë për ekipet e klubeve dhe për kombëtaren, ndaj 818 që ka portugezi, ndërsa po i afrohet më shumë atij kur vjen puna për goditjet e sakta në kampionatet kryesore të kontinentit. Statistikat thonë se argjentinasi mund të bëhet i pari lojtar me 700 gola në 5 ligat kryesore, pasi ka arritur në 692 shënuar në La Ligën e Spanjës me Barcelonën dhe në Ligën e Parë të Francës me Paris SG. Ritmi i tij është tepër i lartë dhe ai po aktivizohet rregullisht me PSG-në. Ronaldo ka 695 gola në ligat kryesore të Europës pasi ka shënuar në Premier Ligën angleze, La Ligën e Spanjës dhe Serinë A. Këtë e ka bërë në 916 ndeshje, por këto kohë nuk po mundet të shkëlqejë tek Mançester Junajtidi. Kur vjen puna tek asistët, Mesi është i paarritshëm me 379 të tillë për Barçën, PSG-në dhe Argjentinën.

Sfidanti.al