Ta mbajmë apo ta heqim Edi Rejën? O popull, kjo është lojë pa top..

Mjafton ta kesh emrin Edi dhe je fitues i “përjetshëm”. Dhe Edi Reja është i bekuar dy herë nga fati: e para që ka emrin e kryeministrit (kumbarit të tij ) Rama dhe e dyta, që mund mund të jetë edhe e para, më parë se të vinte këmbë në FSHF, vuri këmbë në kryeministri! Dhe rasti i tij pagëzohet “makbethian” kur kujton se ishte ftuar ne stadium ditën që Kombëtarja “helmoi” trajnerin Panuçi..me urdhër nga sipër!

Po fundi i Edi Rejës do të jetë më i lavdishëm se i italianit paraardhës? Nëse do të varej vetëm nga presidenti Duka, do të kishim përjetuar një “tradhëti” spektakolare, nga ato që provoi profesor Bariç në ditën e fundit kuqezi, por këtë herë ka zot përmbi..zot! Trajneri erdhi nga zyra ovale dhe do të dalë prej saj! Ndaj fati i Edi Rejës nuk matet me pikë, nuk matet me moshën e tij, nuk matet as me dështimin në vëndin e fundit në grup. Besojeni një herë presidentin Duka, edhe pse është një nastradin i lindur, kur thotë me “zemër të hapur” se është fat që punoi me një ekspert si Edi Reja!

Duket si një deklaratë në hava e një presidenti të rrjedhur nga koha e gjatë e qëndrimit, por e vërteta është ndryshe. Presidenti ynë është më fitues.. kur dalim të fundit. Ku do të gjenim një trillues tjetër kaq bilardist, sa betohet gjithë kohën për vendin e parë dhe,( pusetë pas pusete) na dërgon në vazon që mban erë! E dëgjuat çfarë tha për shortin e fundit? “ E kemi detyrë të dalim të parët në grup…”

Sfidanti.al