Skena të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por si këtë vit nuk ka ngjarë kurrë. Boka Juniorsi u shpall kampione e Argjentinës në futboll për të dytin vit radhazi, veçse titullin ia siguroi askush tjetër përveçse rivali i saj më i madh, River Plejti. Dy ekipet janë kundërshtarë në derbi, dhe Boka-River cilësohet rivaliteti më i madh në futbollin botëror, aq sa cilësohet Superklasiko. Përpara javës së fundit të kampionatit, pati diskutime të nxehta nëpër televizione nëse Riveri do t’ia hapte portën rivalit tjetër për titull, Rasingut. Rasingu, që priste Riverin në fushën e vet, shpallej kampion nëse fitonte dhe rasti i erdhi në minutën e fundit kur fitoi një 11-metërsh. Portieri mik, Armani, nuk lejoi të prekej rrjeta, ndërsa në sekondat përmbyllëse River Plejti shënoi edhe golin e dytë, atë të fitores. Entuziazmi në “La Bombonera” ishte natyrshëm i jashtëzakonshëm.
“Unë kam po ato ndjenja si edhe tifozët tanë, – tha trajneri i Bokës, Hugo Ibarra, – është një ditë e shënuar për përkrahësit tanë. Një sukses i merituar i një grupi të bashkuar dhe me karakter. E dinim se Riveri do të luante për të fituar dhe e falenderojmë për sportivitetin”. Ky ishte titulli i 35-të për Boka Juniorsin, që ende mbetet dy tituj prapa River Plejtit.
Sfidanti.al