Hamilton: Jam i vendosur që të ktheheh në krye!

Shpreson të sfidojë moshën, që është një mision thuajse i njëjtë sikur të tallesh me gravitetin. Ljuis Hamiltoni mund të jetë 37 vjeç dhe të mbushë 38 në janar, por duket se ai i ka harruar vitet dhe është i vendosur që të jetë sërish më i miri. Çmimi i Madh i SHBA-së në Formula 1 tregoi se anglezi mbetet në elitë dhe përfitoi nga përmirësimet teknologjike të Mercedesit për të luftuar për fitoren. Në fund, doli i dyti pas Maks Verstapenit. “Një mëkat, – tha shtatë herë kampioni i botës, – do të kishte qenë një fitore e paçmuar këtu. Ne jemi përmirësuar, por duket se Maksi ka ende epërsi, ai mund të fitojë edhe 1 sekondë për xhiro dhe Red Bulli është më e shpejtë në vijë të drejtë. Sidoqoftë, unë kam besim dhe jam i bindur se mund të kthehem në krye”.

Sfidanti.al