Me shumë mundësi, Tomas Myleri dhe Kingsli Koman mund të llogariten në ekip për ndeshjen e mesjavës në Champions kundër Barcelonës, por në “infermieri” ka të tjerë. Bajerni vërtet e ka marrë veten kur vjen puna tek rezultatet, por mbetet me probleme nga dëmtimet. Kapiteni Manuel Nojer është jashtë ekipi dhe portieri ndoshta mund të kthehet në 29 tetor ndaj Maincit, edhe pse duhet parë sesi do të ndihet shpatulla e tij. Leroi Sane, njëri nga më të mirët e sezonit, e kaloi të paktën frikën se nuk do të shkonte në Botëror. Ylli i krahut pritet të jetë i gatshëm në 1 nëntor në sfidën ndaj Interit, gjithashtu në Champions. Lykas Hernandez, njëri nga mbrojtësit më të mirë të ekipit, do të duhet të presë edhe ca pasi parashikohet të jetë në organikë vetëm në 8 nëntor ndaj Verderit.
Sfidanti.al