Bajrami “i takset” Juventusit, por nuk luan dot titullar tek Empoli!

Janë dy nga lojtarët më të rëndësishëm kuqezinj. Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani përbëjnë çiftin e së ardhmes të mesfushës së kombëtares shqiptare, veçse situata e tyre në Itali këtë sezon nuk është shumë inkurajuese. Bajrami, njëri nga zbulimet e Serisë A edicionin e kaluar, po luan shumë më pak këtë vit tek Empoli. Pasi shënoi mjaft gola e shërbeu asistë të rëndësishëm për shokët, ai është shumë më pak protagonist. Futbollisti 23-vjeçar ishte në stol në sfidën që toskanët e humbën mbrëmë 0-4 në fushën e Juventusit, dhe hyri në fushë vetëm në 28 minutat e fundit. Sipas mediave italiane, mesfushori mund të jetë një objektiv pikërisht i Juves, ndonëse kjo duket paradoksale përderisa nuk është titullar as tek Empoli. “Bajrami ka konkurrencë, – thotë trajneri Zaneti, – këtu ndikon edhe politika e transferimeve të klubit. Gjithsesi, më pëlqen mënyra sesi ai punon dhe sesi i pranon vendimet. Ka ende mundësi të përmirësohet”.

Sfidanti.al