Milan-Monza është së pari ndeshja e Silvio Berluskonit

Ai ishte “Il presidente” dhe për 30 vjet pati aksionet e klubit të madh. Me Silvio Berluskonin, Milani u bë sërish një superfuqi sidomos në Champions, por edhe në Itali, duke fituar kupën e kampionëve në 1989, 1990, 1994, 2003 e 2007, duke humbur finalet në 1993, 1995 apo 2005, e duke fituar Serinë A disa herë në 1988, 1992, 1993, 1994, 1996, 1999, 2004 e 2011. Shumë pak presidentë klubesh futbolli në histori kanë fituar më shumë sesa ai, ndoshta asnjëri, por sot Berluskoni do të jetë kundërshtar i Milanit. Monza do të jetë sot në orën 18:00 në “San Siro” si kundërshtar, në një përballje tepër emocionuese. Padyshim që tifozët kuqezi do ta presin si hero dhe ish-kryeministri do të ndihet sërish si në shtëpinë e tij.

Sfidanti.al