Saga “Ronaldo”: Refuzoi ndërrimin, iku nga stadiumi, thekson respektin, por lihet jashtë ekipi!

Kristiano po jeton sezonin më të errët të karrierës së tij dhe duket se po vjen momenti për t’u zhdukur fare nga skena. Diçka e pabesueshme për një futbollist që ka shënuar 700 gola për ekipet e klubeve, dhe 818 gjithsej në karrierë, por që po ngroh stolin e po mbush më shumë faqet e gazetave sesa po realizon. Trajneri Erik Ten Hag e përjashtoi Ronaldon nga skuadra e Mançester Junajtidit që do të luajë nesër ndaj Çelsit, dhe sipas “Deili Meilit” kjo erdhi jo vetëm sepse ai u largua para kohe nga stadiumi gjatë fitores ndaj Totenhemit, por edhe sepse refuzoi të hynte në fushë si zëvendësues. Refuzoi zëvendësimin. Gjithsesi, vetë portugeze botoi një mesazh në rrjetet sociale duke theksuar se “unë gjithnjë i kam respektuar tifozët, shokët e ekipit dhe trajnerët, kjo gjë nuk ka ndryshuar”.

Sfidanti.al