Uestbruku la në baltë Lebronin, Lejkërsat humbin të 8-ën radhazi me Klipersat!

Sezoni i kaluar u cilësua një “shkarje e rrallë” dhe këtë herë duhej të ishte ndryshe. Gjithsesi, Rasëll Uestbruku nuk po arrin ende të gjejë formën e tij tek Los Anxhelos Lejkërsat duke lënë përsëri në baltë shokët e ekipit. “Liqenasit” humbën derbin ndaj Klipersave, 97-103, dhe Uestbruku nuk shënoi asnjë pikë nga loja, i gaboi të 11 gjuajtjet dhe realizoi vetëm nga vija e gjuajtjeve të lira. E vetmja notë pozitive për të, ishte në mbrojtje ku mbuloi fort Leonardin. Ky i fundit u kthye nga dëmtimi dhe shënoi 15 pikë në 21 minuta. Tek Lejkërsat, Uolker shënoi më shumë 26 pikë, Dejvis 25, ndërsa Lebron Xhejmsi pati 20 pikë e 10 topa në tabela.

Sfidanti.al