Përse djemtë shqiptarë nuk e bëjnë dot atë që bëjnë vajzat e Vllaznisë?!

Mund të thuhet se ka diferencë në nivel, në investim dhe në vlerësim. Dakord, që të gjitha qendrojnë, por kur një skuadër shqiptare kualifikohet në fazën e grupeve në Champions dhe pëson një humbje krejt normale ndaj gjigandit Real Madrid, kjo të bën të mendohesh. Në “Loro Boriçi”, vajzat e Vllaznisë mbajtën Realin në barazim 0-0 në pjesën e parë dhe u dorëzuan 0-2 në fund, duke qenë vërtet inferiore, por aspak “të shkelura me këmbë”. Një vit më parë, shkodranet e trajnerit Leka dhe të presidentit Matija ia kishin dalë me po kaq dinjitet ndaj një tjetër emri “aristokrat” të futbollit si Juventusi, duke u mundur 0-2 në Shkodër në raundin e fundit eliminator. E pra, përse skuadrat shqiptare të djemve në futboll, me shumë më tepër traditë sesa vajzat kuqeblu, nuk ia dalin të jenë të paktën kaq dinjitozë?!

Sfidanti.al