Lukaku mbetet (jo për Fiorentinën), por Interi është në alarm për sulmin

Klubi ka vepruar shpejt për sulmuesin belg duke arritur një akord me Çelsin. Interi do ta mbajë Romelu Lukakun edhe sezonin e ardhshëm, dhe anglezët kanë plane të tjera, por kjo nuk do të thotë se reparti ofensiv zikaltër i ka punët mbarë. Së pari, Lukaku nuk mund të luajë ndaj Fiorentinës pasi nuk është gati dhe trajneri Simone Inzagi nuk dëshiron të rrezikojë aspak. Më mirë një javë më vonë, sesa “kurrë”. Sidoqoftë, problemi kryesor nuk është që Lukaku nuk luan ndaj Fiorentinës, por që dy nga sulmuesit e Interit nuk pritet të kenë të ardhme. Edin Xheko ka moshë të madhe dhe kontrata i skadon, ndërsa Korrea nuk po jep atë që pritej. Kështu që përtej dyshes Lu-La, milanezët nuk janë asnjë siguri për sulmin.

Sfidanti.al