Reali bind dhe fiton El Klasikon ndaj një Barçe prej … porcelani!

Ky ishte komenti i mediave katalanase pas përfundimit të derbit të Spanjës në “Bernabeu”. Reali fitoi 3-1 ndaj Barcelonës dhe skuadra “blaugrana” meritoi të humbiste e ajo madrilene meritoi që të fitonte, përtej faktit se nuk është ai ekipi i dikurshëm agresiv dhe sulmues, por shumë më tepër praktik, pragmatist dhe kundërsulmues. Gjithsesi, djemtë e Karlo Ançelotit u dukën burra në krahasim me ana të Ksavi Hernandezit që ngjanë si një ekip të rinjsh në njërin prej stadiumeve më imponuese të botës.

Karim Benzema dhe Federiko Valverde shënuan për vendasit, që kontrolluan ndeshjen pa shumë probleme, derisa Ferran Torres shkurtoi diferencën në minutat e fundit, falë një momenti magjie të Ansu Fatiut dhe bashkëpunimit të Robert Levandovskit. Në fund, një penallti e merituar për Realin vulosi shifrat 3-1, pasi u fitua nga Rodrigo dhe u shënua sërish nga braziliani, porse arbitri duhej ta kishte dhënë një 11-metërsh për Barçën kur shifrat ishin 2-0. Levandovski u shty në zonë. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të thotë se Barcelona meritonte më shumë. Reali kryeson La Ligën me 3 pikë më shumë sesa rivalët, 22 ndaj 19, ndërsa katalanasit kanë kaluar një javë të vështirë bashkë me barazimin thuajse eliminues 3-3 në Champions ndaj Interit në “Spotifaj Kamp Nou”.

Sfidanti.al