Deri në fillim të këtij viti thuhej se mund t’i merrte edhe të dy, ndonëse në ekip kishte Karim Benzemanë dhe Vinisiusin. Më pas, u kuptua se Erling Halandi nuk do të mund të kalonte në “Bernabeu”, derisa shpejt u mësua se do të shkonte tek Mançester Siti. Për Mbapenë pati shpresë deri në fund të majit, derisa sulmuesi vendosi të rinovonte me Paris SG. Situata e francezit duket se ka ndryshuar, pasi ai është në konflikt në klub (siç shkruajnë mediat), ndërsa Halandi ka kontratë deri në 2024 me Man. Sitin. “Marka” ngre pyetjen: A ka ende plane Reali për të marrë dy lojtarët? Për Mbapenë thuhet “jo”, edhe për sjelljen e tij, por edhe për 150 milionë eurot që fiton tek PSG-ja. Sa për Halandin, duhet pritur deri në 2024, dhe deri në atë kohë mund të dalin yje të tjerë.
Sfidanti.al