Roi Kin: Fitorja ndaj Sitit mund të jetë kthesa e sezonit për Liverpulin!

Ka qenë vetë një kapiten tepër i fortë, duhet thënë legjendar. Roi Kin ishte një nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë për Sër Aleks Fergusonin, ashtu si Skoullsi, Gigsi apo Kristiano Ronaldo, ndërsa sot në rolin e opinionistit është gjithashtu i ashpër, siç ka qenë në fushë. Pasi ndoqi fitoren e Liverpulit ndaj Mançester Sitit në “Anfild”, irlandezi theksoi se kjo mund të jetë një pikë kthese. “Mendoj se ishte një shtysë e madhe për klubin dhe ekipin, – tha Kini, – trajneri dhe lojtarët janë kritikuar shumë këto kohë dhe me të drejtë pasi nuk kanë qenë në nivelin e duhur, në atë nivel që kemi parë këta vjet. Mund të jetë kthesa e sezonit për ata. Kjo për mënyrën sesi fituan ndaj Sitit. Nuk kishte vlerë cilësia, por karakteri dhe ata e patën”.

Sfidanti.al