Një tjetër kërcënim me burg që të bën të qeshësh, këtë herë për Nejmarin!

Pasi “burgosën” Mesin e Ronaldon, e shumë të tjerë, autoritetet gjyqësore spanjolle kërkojnë një “viktimë” të re. Kjo viktimë e ka emrin Nejmar, dhe akuzat janë ai dhe familja e tij kanë dëmtuar interesat e një kompanie që kishte blerë 40 për qind të kartonit të sulmuesit. Dëmi paska ardhur sepse transferimi i bërë tek Barcelona, nga Santosi, për rreth 57 milionë euro, nuk ishte ai me interesin më të madh financiar, sepse sipas kompanisë kishte oferta të tjera më të larta. Për këtë, kërkohen 5 vjet burg për Nejmarin dhe 10 milionë euro gjobë, ndërsa prokurorët në Spanjë kërkojnë 2 vjet për sulmuesin dhe 5 vjet për ish-presidentin e Barcelonës, Bartomeu. Këto duken sikur “të rrahësh ujë në havan” sepse as nuk bëhet fjalë që Nejmari të burgohet për këto gjëra.

Sfidanti.al