Edhe ditlindjet i trukojmë! Festë për Dukën, shpërfillje për Rejën!

Të na rrojë presidenti, mos të na rrojë trajneri! E kishte ditlindjen presidenti Duka më 7 tetor dhe kaq bukur u festua nga “orkestra e FSHF-së” dhe dirigjenti, sa nuk gjeje dot arsye sesi kemi dalë të fundit në grup! 3 ditë më pas, ditlindjen e kishte trajneri Edi Reja, pra më 10 tetor dhe të gjithë, si me një mëndje, e harruan ditlindjen e “gjyshit të Kombëtares”. Nuk doli edhe një futbollist i vetëm që ta uronte profesorin. Siç duket, ashtu siç ndodh me varrimet, kur nuk janë shefat dhe i ndjeri braktiset, edhe për ditlindje…prapë shefat i bien bilbilit…

Tek Shvejku i famshëm thuhej se fati i luftës varet nga higjiena e banjove, tek “Shvejku i futbollit” tonë, edhe nga higjiena e ditlindjeve, kupton fatin e “luftës”. E mbani mend fillimin , sa bukur ia festonim ditlindjen Edi Rejës, aq sa edhe torta na dukej sikur nuk i mbante dot të gjithë qirinjtë e viteve të Rejës.

7 dhe 10 tetor , vetëm 3 ditë larg njëri tjetrit, sikur të kenë kombinuar qysh në “maternitet”. Dhe, prapëseprapë, për njërin bëjmë sikur gëzojmë, për tjetrin bëjmë sikur..harrojmë! I paharruar qoftë urimi epik i atij ithtarit të presidentit Duka, që në njërin nga përvjetorët e lindjes , vendosi rekordin e hipokrizisë me urimin : “ Të na rrojë futbolli… sa presidenti.”

Sfidanti.al