Trajneri Nagelsman ende paska probleme me lojtarët tek Bajerni

Le ta themi që në fillim se gjërat po përmirësohen, dhe se raporti nuk është ai që ka qenë pak javë më parë. Nuk dihet mirë nëse kjo është për meritë të Julian Nagelsmanit apo të futbollistëve, por besohet se është koha që shëron “plagët”. Mediat bavareze, gjithsesi, shkruajnë se trajneri ende ka disa probleme me lojtarët tek Bajerni i Mynihut. Këto media i referohen “Bildit” që shkruan se lojtarët kanë 3 kritika kryesore për teknikun, që nuk reagon mirë (sipas tyre) ndaj situatave të lojës, që bën zëvendësime dhe ndryshime taktike të pashpjegueshme në ndeshje e sipër, dhe fakti që sillet sikur të jetë ai “ylli i shfaqjes” dhe reagon në mënyrë shumë emocionale gjatë ndeshjeve. Të shohim nëse Nagelsmani do të marrë “notë kaluese” edhe në këto tre “lëndë”.

Sfidanti.al