Shënoi një gol të rëndësishëm në Varshavë në Champions, por pasojat nuk janë aspak të vogla. Antonio Rydiger e shpëtoi Realin nga një humbje shqetësuese ndaj Shahtarit të Donjeckut, veçse kur realizoi në minutën e 7-të shtesë, mbrojtësi i Gjermanisë mori një goditje “në lule të ballit”. Në të vërtëtë, goditja ishte në syrin e majtë, pas përplasjes me portierin dhe një mbrojtës të ekipit ukrainas. Mediat spanjolle shkruajnë se Rydigeri rrezikon të mos jetë në “El Klasiko” të dielën në “Bernabeu” ndaj Barcelonës. Në fund të fundit, fotoja e tregon vetë, ndonëse futbollisti e ka marrë situatën me sportivitet.
Sfidanti.al