Ndeshja ishte e vështirë në stadiumin e Varshavës, por gjithsesi kampionët e Europës i kishin bërë planet e tyre. Trajneri Karlo Ançeloti la në stol disa lojtarë titullarë si Alaba, Karvahal, Militao, Modriç apo Vinisius, për t’i pasur sa më të freskët për “El Klasikon” e fundjavës ndaj Barcelonës. Futbollistët hynë në fushë në pjesën e dytë, por nuk u lodhën shumë ndërsa ndaj Shahtarit të Donjeckut u mor një barazim i mirë, 1-1, që nuk prish punë për kualifikimin. Reali pati fat sepse Barcelona do të ketë sot një ndeshje shumë më të vështirë, në të cilën nuk mund të bëjë llogari dhe nuk mund të kursejë energji. Ndaj Interit duhet fitorja, dhe për më tepër Reali ka luajtur 24 orë më shpejt. Barazimi në Poloni u arrit në minutën e 7-të shtesë nga Antonio Rydiger.
Reali (4-3-3): Lunin, Vaskez, Naço, Rydiger, Mendi (Alaba 68’), Valverde (Kamavinga 68’), Çuameni (Modriç 57’), Kros, Rodrigo (Marko Asensio 68’), Benzema, Hazar (Vinisius 57’).
Sfidanti.al