Dritan Mehmeti, nga drejtor i Partizanit bëhet trajner-kujdestar në Serinë A!

Në Shqipëri e njohin, por po ashtu në Itali. Dritan Dervishi ka qenë pak vite më parë drejtor sportiv i Partizanit, duke sjellë lojtarë shumë të mirë në ekipin e drejtuar nga Sulejman Starova, si sulmuesin Ekuban, e duke ndihmuar që të kuqtë të ishin shumë pranë titullit kampion. Ato kohë kanë kaluar, ndërsa sot nga Italia vjen lajmi se pikërisht Dervishi do të ulet në stol në Serinë A si trajner. Sado e çuditshme të duket kjo, fakti mbetet dhe ka arsye për këtë. Verona shkarkoi ish-teknikun Gabriele Çofi pas humbjes së fundit ndaj Salernitanës në kampionat, dhe si pasardhës të tij zgjodhi drejtuesin e ekipit të Shpresave, Salvatore Boketi.

Gjithsesi, Boketi nuk e ka licencën UEFA Pro, që është e detyrueshme për të drejtuar një ekip të Serisë A, por këtë licencë e ka pikërisht Dervishi. Ish-drejtori sportiv i Partizanit ia vuri synim vetes dhe ndoqi me sukses kursin kualifikues të trajnerëve të Federatës Shqiptare të Futbollit duke pasur diplomën për UEFA Pro. Tashmë, ky kualifikim teknik e ndihmon Dervishin, por po ashtu ndihmon edhe Veronën që të zgjidhë hallin e trajnerit. Shqiptari do të jetë në stol derisa Boketi të marrë licencën e trajnerit të Serisë A.

Sfidanti.al