Ky është opinioni në Angli, ndërsa sulmuesi francez kritikohet se ka humbur lidhjet me realitetin. Më herët, mediat spanjolle kishin shkruar se Liverpuli mund të jepte verën e kaluar 200 milionë euro për kartonin e Kilian Mbapesë, që sërish duket se dëshiron të largohet. Gjithsesi, analistët thonë se sjellja dhe kërkesat e 23-vjeçarit janë të tilla që duhej të krijonin probleme në unitetin e skuadrës së trajnerit Jurgen Klop. Për më tepër, tekniku gjerman vlerëson më shumë lojtarët që luajnë për ekipin sesa ata që synojnë së pari çmimet individuale.
Sfidanti.al