Edhe Tuhel pranë “pensionit”? Dëshiroka të bëhet trajner i Anglisë!

Nuk dihet nëse Garet Sauthgejti do të vazhdojë në detyrë pas Kupës së Botës. Gjithçka mund të ndodhë. Sidoqoftë, Federata Angleze e Futbollit (FA) duhet të ketë parasysh se e ka një kandidat të gatshëm për t’u ofruar, të paktën sipas asaj që shkruajnë mediat në Gjermani. Tomas Tuhel paska thënë se i interesoka posti i trajnerit të kombëtares së Anglisë, dhe se do të pranonte nëse do ta ftonin. Mesa duket, tekniku gjerman po shkon më shpejt sesa pritej drejt “pensionimit” sepse ai është ende i ri, ka punuar tek Dortmundi, Paris SG e Çelsi, ndërsa po zgjedh (nëse është e vërtetë) të jetë trajner i një ekipi kombëtar.

Sfidanti.al