Mos vallë kjo Lacio e Sarrit është kandidate për titull?!

Sulmuesi kryesor i ekipit, Çiro Imobile, deklaroi pas fitores 4-0 në Firence se “Sarri të bën që ta dashurosh futbollin”. Po flasim për një lojtar që ka provuar disa trajnerë, që nga Inzagi e deri tek Mançini, dhe që ka fituar diçka në karrierë. Komplimenti i Sarrit nuk vonon duke thënë se “Çiro është i veçantë”. Edhe më e veçantë po duket Lacio e trajnerit veteran që shkëlqeu tek Napoli, fitoi tek Çelsi e tek Juventusi, por që asnjëherë nuk e kanë cilësuar si një ndër të mëdhenjtë. Ndaj Fiorentinës shënuan Vesino, Xakanji, Luis Alberto dhe pikërisht Imobile, e Lacio ka tani 20 pikë, duke qenë vetëm 3 pikë prapa Napolit kryesues dhe 1 pikë prapa Atalantës. Barabar me Udinezen e Milanin, ndërsa ka golaverazhin më të mirë në Serinë A, 21-5.

Sfidanti.al