Gasperini bën 300 ndeshje për Atalantën, synon ta festojë me fitore

Në total ka shumë më tepër dhe shumicën dërrmuese, thuajse të gjitha, i ka në Serinë A. Xhampiero Gasperini është një nga trajnerët me më shumë përvojë në futbollin europian, e padyshim në Itali, ndërsa sot bëhet gati për sfidën numër 300 në stolin e Atalantës. Me këtë, do të kalojë të shquarin Mondoniko, dhe do të kërkojë që ta festojë me një fitore edhe pse e di se nuk do ta ketë të lehtë. Kjo, sepse përballë do të jetë Udineze, madje do të luhet në stadiumin e kësaj të fundit. “Ata janë duke fluturuar, – thotë Gasperini, – ndërsa ne duhet të kuptojmë se deri ku mund të arrijmë”. Atalanta është në majat e Serisë A me 20 pikë në 8 ndeshje, po aq sa Napoli, por edhe Udineze është shumë mirë duke pasur vetëm 1 pikë më pak. Në total, “Gaspi” ka 746 ndeshje në karrierë.

Sfidanti.al